I zunë pritë në ashensor, grabitet me dhunë kambisti në Sarandë

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku në pritë ka rënë në kambist.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të para, dy persona të maskuar i zunë pritë kambistit në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor, e goditën duke i rrëmbyer një shumë parash prej 500 mijë lekë të reja.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.


Shtuar 7.05.2021 20:40