Konflikt i ashpër mes dy personave në Vlorë, plagoset njëri prej tyre

Një konflikt mes dy personave në Vlorë është përshkallëzuar dhe ka çuar në plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.

Sipas informacioneve, raportohet se rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar 54-vjeçari D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Dyshohet se sherri nisi për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 17.10.2021 15:30