Volkswagen ka ndaluar prodhimin e automjeteve në Rusi dhe poashtu do të pezullojë eksportet në tregun rus.
Prodhuesi i makinave tha se lajmi për luftën në Ukrainë është pranuar me shqetësim dhe tronditje të madhe nga kompania, shkruan CNN.
E ndalimi i prodhimit të këtyre makinave në Rusi, sipas kompanisë do të vlejë deri në një njoftim të ardhshëm.
“Në sfondin e sulmit rus në Ukrainë dhe pasojave që rezultuan, Bordi i Menaxhimit të Grupit të Volkswagen AG ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi deri në një njoftim të dytë. Ky vendim vlen për vendet e prodhimit rus në Kaluga dhe Nizhny Novgorod”, shtoi ai, duke theksuar se eksportet e automjeteve në Rusi do të ndalen “me efekt të menjëhershëm”.
Prodhuesit e tjerë të makinave, duke përfshirë Ford dhe Renault, kanë ndalur gjithashtu prodhimin në Rusi. Jaguar Land Rover dhe Volvo thanë se do të ndalojnë dërgesat në Rusi deri në njoftimin e radhës.