Komisioneri me Covid-19 hyn në qendrën e votimit, kolegët e detyrojnë të largohet (VIDEO)

Në Vlorë një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga qendrat mirëpo nëna e tij ka paraqitur një dokument që tregon se ai është me virus.

Komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit, mirëpo është bërë i mundur largimi i tij pas insistimit të komisionerëve të tjerë.

Komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV, shkruan BW.

“Qytetarët janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit. Kjo është dhe situata e çuditshme, është paraqitur e ëma dhe i ka kërkuar që të largohet, ka paraqitur dhe një dokumentacion që është me COVID.Ai është larguar, me insistimin e të tjerëve, do të kryejë tamponin dhe më pas do të kthehet përsëri në QV. I ka kërkuar vetë familjari që të largohet nga QV”, tha gazetari për ‘News24’.


Shtuar 25.04.2021 07:48