Pajisja biometrike e mungesa e komisionerëve, votimi nis me probleme në disa qytete

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Votimi në qytetin e Devollit, Elbasan, Shkodër, Mat, ka nisur me probleme.

Në Devoll disa komisionerë nga të treja partitë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen.

Në Elbasan, në QV 2351 nuk ka filluar ende procesi i votimit shkak vonesa e komisionerit të LSI.

Në Shkodër në qendrën e votimit 3270 në ZAZ 65 nuk funskionon pajisja biometrike.

Edhe në Ersekë qendrat e votimit janë hapur, gjithçka është në rregull me materialet zgjedhore ndërkohë që pritet një komunikim me kompaninë përgjegjëse lidhur me identifikimin biometrik.

Edhe në Klos,Mat dhe Bulqizë janë hapur të gjitha qendrat e votimit .Ndërkohë ka ndodhur një problem në disa qendra votimi në Mat pasi ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike.

 


Shtuar 25.04.2021 07:42