Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në selinë blu është propozuar nga disa krerë të degëve të PD, që të ngrihet një komision i përbashkët që të çojë në bashkimin e partisë.
Dorëheqja e Bashës sipas disa prej tyre nuk është zgjidhje, madje do ta thellonte akoma më shumë krizën e PD.
Gjithastu vendimin e 9 shtatorit për Sali Berishën duhet të mbetet në fuqi.
Pjesë nga diskutimet:
Pëllumb Seferi, kryetar dega 8 Tiranë: Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 mars u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Ramës, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit. Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për të mbrojtur veten. Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashës të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vetë mandatin, jemi dhe ne aksioner të mandateve të tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët. Duhen njerëz me integritet. Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve të partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. Por aty duhet të prevalojë qasaj jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.
Ilir Koçia, kryetar i degës PD Kuçovë: Nuk i kuptoj ata që kërkojnë të ikë PD në këtë moment kaq të vështirë për PD, pa ofruar asnjë zgjidhje. E kuptoj se askush në PD, grup parlamentare nuk e çon nëpër mend që të vije Berisha, por si do ta bashkojmë partinë. Kjo është pyetja sot. Si të iki Lulzim Basha dhe ta lëre PD në ciklonit e përplasjeve me Sali Berishën nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bërë të qartë se është i gatshëm për çfarëdo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me as me ata. Ka njerëz që kanë qenë në mes të dy palëve, ka njerëz që mund të ndihmojnë në këtë moment për të gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me Ramën. Pa gjetur më parë zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bëjnë më keq situatën në PD.
Sekretari i degës Vlorë, Gjergji Nika: Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barre te brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.
Bujar Vreto kryetar i PD dega Librazhd: Duhet të bëjmë një platformë përbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni Këshillin Kombëtar, ndoshta edhe kuvendin në prill, por nuk e gjykoj të arsyeshme dorëheqjen në këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës. /albeu.com