Kolegët e kërkonin për trafik droge, Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë, mori edhe shokun me vete

Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato ka emëruar gjatë ditëve të fundit efektivin Julian Balliu në krye të njësisë speciale rrugore për Autostradën Milot-Morinë l.

Rezulton se Julian Balliu është një personazh shumë i njohur edhe për vetë Policinë e Shtetit pasi vetë kolegët e tij e kërkonin për ta arrestuar pak vite më parë për trafik droge.

Në kërkim për trafik droge , Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë , mori edhe shokun me vete
Në kërkim për trafik droge , Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë , mori edhe shokun me vete

Burime bëjë me dije se Balliu ka marrë në të njëjtën njësi tashmë edhe tre miqtë e tij që i ka patur në Lushnje në kohën kur u shpall në kërkim nga policia për trafik të lëndëve narkotike.

Rasti u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku Balliu u kap duke bërë pazare droge, ku ofronte kokainë për të kompensuar një shumë të konsiderueshme që e kishte marrë si ryshfet më parë.

Po në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2018, të paktën kur është bërë denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Krimet e Rënda e po e hetonin për një ngarkesë droge prej 2.5 ton hashash, e cila kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Ankona të Italisë.

Pas denoncimit  të rastit, Ministria e Brendshme ka reaguar duke e pezulluar nga detyra dhe duke shpallur në kërkim ish efektivin e policisë të implikuar në pazare droge.

Ndërkohë që Ministria në atë kohë siguronte qytetarët se do të godiste fort krimin dhe korrupsionin, sot Julian Balliu, dikur i kërkuar nga drejtësia për pazare droge është emëruar në një post të rëndësishëm si shef në njësinë speciale të policisë rrugore për Autostradën Milot-Morinë.

Balliu, nga një i kërkuar për pazare droge merr detyrën e rëndësishme nga drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato.

Balliu ka mbajtur edhe detyra të tjera të rëndësishme, si në policinë e Lushnjes si shefi i qarkullimit rrugor.