“Kjo javë” rikthehet me sezon të ri, Artan Hoxha: Arrestimi i Ergys Agasit ishte i organizuar për t’i mbyllur gojën

Emisioni “Kjo Javë” rikthehet në ekran këtë shtator me sezonin e ri, ku do të trajtohen personazhe, ngjarje dhe histori që kanë qenë në qendër të aktualitetit shqiptar. Në nisjen e këtij sezoni, gazetarja dhe moderatorja Nisida Tufa ka ftuar gazetarin e njohur të kronikës dhe gazetarisë investigative, Artan Hoxha, për të diskutuar arrestimin e Ergys Agasit, një ngjarje që ka shkaktuar debate të shumta gjatë ditëve të fundit.

Hoxha shprehu rezerva për mënyrën e ndalimit të Agasit dhe për kohën kur ai u arrestua. Sipas tij, rasti nuk mund të shihet vetëm si një operacion i SPAK-ut, pasi, nëse Agasi do të ishte një objektiv i drejtpërdrejtë i kësaj strukture, arrestimi do të kishte ndodhur që në dhjetor të vitit të kaluar dhe jo pas 10 muajsh.

Të lidhura

None found

Gazetari e vuri theksin te mënyra se si u krye operacioni. Ai e krahasoi arrestimin e Agasit me atë të ish-presidentit Ilir Meta, ku, sipas tij, u përdor një skuadër e Posaçme Operacionale, u vendosën kamerat në pozicion dhe u zhvillua një operacion i organizuar. Ndërsa për Agasin, Hoxha tha se arrestimi u realizua nga shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit, Nazmi Bakalli, dhe polici i Shqiponjave, Cenc Gashi.

“Në fakt, arrestimi i Ergys Agasit nuk është çështje e SPAK-ut. Po të ishte kështu, do ta kishin arrestuar që në dhjetor të vitit të kaluar. Pas 10 muajsh iu hoq imuniteti dhe u la i pambrojtur që ta arrestonte grupi i gatshëm i Komisariatit të Durrësit. Një personazh kaq i madh, me gjithë atë aureolë, lidhje dhe pushtet, nuk kapet nga dy policë të grupit të gatshëm. Kjo është ajo që nuk qëndron. Regjisori mund ta kishte bërë më interesante”, u shpreh ai.

Hoxha shtoi se rasti i Agasit mund të jetë arrestimi më i filmuar dhe më i dokumentuar në Shqipëri, pasi, sipas tij, në çdo vend ku ai shfaqej kishte një polic që e fotografonte. Ai ngriti pyetjen se si ishte e mundur që një polic, i cili më parë nuk guxonte as t’ia përmendte emrin Agasit, ta ndalonte atë në rrugë.

Sipas gazetarit, Agasi u largua nga Tirana drejt Elbasanit, duke mos përdorur rrugën e autostradës për në Durrës, por itinerarin nga krahu i Elbasanit. Hoxha këmbënguli se ai nuk kishte qenë i fshehur jashtë vendit dhe se kishte qëndruar në Tiranë. Ai tha se lëvizjet e Agasit tregonin se ky i fundit nuk sillej si një person që i frikësohej arrestimit. Sipas tij, një njeri i tillë do të dilte në publik vetëm nëse ndihej i sigurt.

“Pse ishte i bindur Agasi deri në atë moment se nuk do ta preknin? Sepse kjo nuk ishte thjesht një çështje SPAK-u. Zërat se ai qarkullonte në Durrës ishin të vërtetë, por ai nuk mund të kapej nga një grup i gatshëm. Nuk ishte një person që vinte nga bota e krimit dhe nuk ishte gangster tipik”, tha Hoxha.

Ai e përshkroi Agasin si një person të cilit dikush i kishte deleguar pushtet, ndërsa theksoi se ky pushtet ishte përdorur për veprime që kanë sjellë dëme, por edhe se rasti i tij ka shërbyer për të treguar se si funksiononin marrëdhëniet mes pushtetit dhe personave pranë tij.

Hoxha deklaroi se Agasi nuk përfaqësonte një problem për botën e krimit, por për pushtetin. Sipas tij, ai nuk dokumentonte veprimtarinë e grupeve kriminale, por mënyrën se si pushteti vepronte me njerëzit që ndodheshin poshtë tij. Gazetari e lidhi ndikimin e Agasit me nivele të larta politike, deri te kryeministri Edi Rama, duke thënë se ai kishte qenë pranë kryeministrit dhe jo një pjesë e botës së bandave. Ai përmendi gjithashtu tenderat dhe shishet e verës si elemente të mënyrës se si, sipas tij, funksiononte ky ndikim.

“Ai vinte nga një familje intelektuale. Kush ia delegoi këtë pushtet? Kryeministri. Kush ia hoqi imunitetin? Kryeministri”, u shpreh gazetari, duke ngritur edhe pyetjen se ku ndodheshin drejtorët atë ditë. Ai tha se ekzistojnë Forca Operacionale, FAST, RENEA dhe FNSH për personat në kërkim, ndërsa shtoi se shumë njerëz në pushtet atë ditë kishin marrë frymë lirisht, pasi një çështje ishte mbyllur për ta.

Sipas Hoxhës, Agasi nuk ishte personi që pritej të arrestohej nga një grup i zakonshëm policor. Ai tha se arrestimi u paraqit vazhdimisht si i rëndësishëm, por se publiku nuk mund ta pranonte versionin pa ngritur pyetje. Për gazetarin, pushteti kishte pasur rol në emërimet dhe në aktivitetet që lidhen me tenderat, ndërsa personi që, sipas tij, i kishte kryer këto veprime, përfundoi duke u kapur nga Cenc Gashi.

Pas arrestimit, njoftimi i parë ishte se Agasi do të dërgohej në burgun e Durrësit, por më pas ai u transferua në Qafë-Kashar. Hoxha tha se nuk e dinte arsyen e këtij ndryshimi dhe përmendi edhe Bradasheshin si një çështje për të cilën nuk kishte informacion të qartë.

Gazetari shprehu skepticizëm për mundësinë që Agasi të bashkëpunojë me drejtësinë. Sipas tij, arrestimi mund të jetë bërë për t’i mbyllur gojën dhe Agasi pritet të përballet me akuzat aktuale, ndërsa gjatë rrugës mund t’i shtohet ndonjë akuzë tjetër. Hoxha tha se deri në ato momente nuk bëhej fjalë për krime të rënda dhe se Agasi mund të përfundonte me një dënim 10-vjeçar. Me gjykim të shkurtuar, sipas llogaritjes së tij, dënimi do të zbriste në shtatë vjet; duke llogaritur kohën e paraburgimit, do të mbeteshin rreth katër vjet, ndërsa me 2/3 e dënimit mund të vuante më pak se dy vjet e gjysmë burg.

“Ai nuk ka vrasje mbi shpinë dhe as trafik narkotikësh. I gjithë ky Gysi i madh ka këto akuza, të cilat mund të jenë edhe më të lehta se të miat”, tha Hoxha, duke iu referuar Ergys Agasit.

Sipas gazetarit, Agasi do të kishte qenë një arrestim interesant nëse në pushtet do të ishte një forcë tjetër politike, pasi në atë rast mund të kishte folur dhe të bashkëpunonte me hetimet. Por Hoxha argumentoi se atij nuk i leverdis të flasë, sepse çdo deklarim mund ta rëndojë pozicionin e tij. Ai shtoi se balancat rreth Agasit ishin prishur prej kohësh dhe se, që nga maji i kaluar, ai nuk ishte më koordinatori.

Hoxha tha se fotografitë dhe videot e publikuara pas arrestimit tregonin se Agasi kishte vazhduar të qëndronte në Tiranë dhe se, po të ishte i shqetësuar, nuk do të dilte në publik. Sipas tij, vendimi për arrestimin mund të jetë marrë në nivelet më të larta të pushtetit nga frika se Agasi mund të fliste.

“Në këto momente, ajo që ndodhi me Gysin ishte për të qetësuar njerëzit në majë të pushtetit. Me Gysin brenda, nuk flet më njeri. I vetmi që vazhdon të flasë është Ben Ahmetaj në Lugano. Ata që janë brenda nuk kanë më mundësi të flasin. Kë do të denoncojnë, ata që kanë në dorë fijet?”, përfundoi Artan Hoxha.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis