Kishte planifikuar gjithçka, si 67 vjeçari vrau çiftin e bashkëshortëve dhe më pas veten

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me 2 vrasjet dhe vetëvrasjen e ditës së djeshme në ishullin grek, Korfuz.

Sipas Protothema ishte një burrë 67-vjeçar, ai që prej kohësh kishte planifikuar të vriste Luizan, pronaren e shtëpisë në të cilën jetonte, pasi për një kohë të gjatë nuk paguante qiranë, gjë që ka sjell përplasje të shumta mes tyre.

67-vjeçari, i cili sipas banorëve të zonës ishte një person që konfliktohej shpesh me pronaren e shtëpisë e cila kohët e fundit, po kërkonte një qiraxhi të ri, i fshehur në një rrugë të lagjes pranë banesës, e ka pritur të shfaqet për ta qëlluar nga një distancë e afërt, që vdekja të ishte e sigurt.

Në ato momente, nga zhurma e të shtënave menjëherë në rrugë ka dalë komshiu, burri i Luizës dhe 67-vjeçari vrau dhe atë. Menjëherë ai është larguar nga vendngjarja dhe me vrap është futur në shtëpinë e tij dhe po me të njëjtën armë i dha fund jetës së tij.

Kur polica është futur në banesën e 67-vjeçarit, përveç trupit të tij të përlyer me gjak, ka gjetur edhe letra në të cilat kërkonte falje nga familja e tij për vrasjen që do të kryente, gjë që tregon se ai kishte planifikuar gjithçka.

Shtuar 7.06.2021 11:06