Kishte mbushur makinën me lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari në kufirin greko-shqiptar

Janë sekuestruar mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se është ndaluar mjeti që drejtohej nga një 29 vjeçar shqiptar.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gramë marijuanë dhe 1 celular.

Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimor, që përfshin Kosturin, Kozanin e Selanikun janë evidentuar 6 raste ku janë kapur në total rreth 175 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe ku janë prangosur disa shtetas shqiptarë. Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.


Shtuar 27.11.2022 13:27