Kishte mbjellë bimë narkotike, arrestohet 21-vjeçar në Mirditë

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në Mirditë, i cili ka tentuar të kultivijë kanabis. Ai u kap në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë

Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatin Sheshaj, Mirditë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 21 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 09:20