Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 8 kg kokainë, e cila nëse do të shitej në treg të zi. do të sillte 3,5 milion euro fitim
Sipas medaive vendase, droga ishte e fshehur në një fund të dyfishtë, të bërë nën tunelin e marsheve të makinës, hapja e të cilit garantohej nga një sistem levë mekanike, që funksiononte duke futur një hekur brenda një vrime që aktivizonte hapjen e mekanizmit të mbylljes.
Aksioni është kryer nga agjentët e Nënseksionit të Policisë Rrugore Foggia, pranë kabinës së pagesës së autostradës A14, ku pas kontrollit në makinën e shqiptarit u bë i mundur gjetja e drogës. Kokaina ishte e ndarë në 8 pako dhe në 44,000 doza të cilat ishin gati për shitje.
Pas sekuestrimit të mallit, hetuesit zbatuan masën e kujdestarisë në burg, për ndalim dhe transport me qëllim trafikun e drogës, ndaj 21-vjeçarit shqiptar që drejtonte mjetin.