Mbahet sot protesta e 115 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Sot bëhen 115-të qëndresë, revoltë, rezistencë.
Protesta e 115-të pritet të vijojë me të njëjtin format, me grumbullimin e qytetarëve, fjalimet e aktivistëve dhe më pas marshimin në rrugët e Tiranës.
Të lidhura
None found
Në protestat e ditëve të fundit janë dëgjuar sërish thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Shqipëria po bën revolucion”.
Protestuesit kanë mbajtur gjithashtu, pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik.
Një prej mesazheve të përsëritura gjatë marshimeve ka qenë edhe “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.
Në ditët e fundit, aktivistët kanë ngritur gjatë fjalimeve edhe çështje të tjera politike, mes tyre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe të marshimeve në kryeqytet.
Qëndresa e përditshme, sipas tyre, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.
