Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura, që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.
Trupi i 9-vjeçares, u gjet rastësisht nga një peshkatar. Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj, në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.
Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë.
Mbrëmjen e djeshme, ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës, gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.