Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Lideri francez tha për mediet se është i lumtur që ndodhet ën Shqipëri dhe se kanë projekt konkrete për të diskutuar.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1746653502398497
“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj Ramën për këtë samit në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi soliadaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe integrimin e kësaj pjese në BE. Do të kemi mundësi edhe së bashku me kancelarin të përgatisim konkluzionet për energjinë.
Jemi një vendi madh, kemi çështjen e energjisë për shkak të luftës, megjithatë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, ka thënë ai.
Edhe kancelari gjerman ka mbërritur, por nuk është prononcuar për mediat.