Kemi dasmë! Zbulohet kur do të martohen Bora dhe Donaldi

Këtë verë dhe gjatë vjeshtës madje nuk munguan dasmat VIP. Si duket kjo është periudha e preferuar pasi që tani është bërë me dije se verën e 2024 kemi një tjetër dasmë të madhe VIP.

Do të martohet Donaldi dhe Bora. Po, siç e lexuat. Më në fund dyshja do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Prive” të cilat shprehen se ata madje kanë nisur përgatitjet që tani.

Të njëjtat burime shtojnë se në rrethin e ngushtë Bora dhe Donaldi kanë biseduar me miqtë e tyre që të koordinojnë pushimet me ceremoninë e tyre.