Gjendja në zonën e Fushë-Krujës vazhdon të jetë alarmante, sidomos në fshatrat Halil dhe Kameras, ku banorët sinjalizojnë se zjarri dhe ndotja nga mbeturinat janë ende prezente.
Pamjet e filmuara nga vendasit dëshmojnë tym të dendur dhe përhapjen e flakëve në një vendgrumbullim të mbetjeve, duke shtuar brengat për pasojat në ekosistem dhe mirëqenien e komunitetit.
Të lidhura
None found
Sipas tyre, vatra e zjarrit gjendet në afërsi të banesave dhe kjo situatë kërkon një intervenim të menjëhershëm nga ana e autoriteteve për të neutralizuar flakët dhe për të vendosur masa që parandalojnë përsëritjen e ngjarjes. Banorët u bëjnë thirrje institucioneve të reagojnë për të zgjidhur problematikën e mbeturinave dhe për të mënjanuar rrezikun e kontaminimit të ajrit në këtë territor.
