Kapet me kokainë oficeri i policisë në Tiranë, bashkë me të arrestohen dhe dy të tjerë

Tre persona janë arrestuar nga ana e policisë në kryeqytet pasi u kapën me kokainë në mjet.

Arrestimi i tyre është bërë pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, ku një prej të arrestuarve rezulton i dënuar me arrest shtëpie.

Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë numër 2 në Tiranë.

Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa.

Hetimet për punonjësin e policisë janë kryer nga SPAK, dhe vazhduan për disa muaj, derisa Sullaj u arrestua në kushtet e flagrancës.

Ndërkohë nuk ka ende informacion se cila ka qenë sasia e lëndës narkotike të kapur.

 


Shtuar 1.07.2021 11:27