Një sasi e konsiderueshme droge është kapur dhe sekuestruar në Spanjë.
Droga ishte në sasinë e rreth 2.9 tonëve dhe kapte një vlerë në treg prej 72 milionë eurosh.
Sasia e madhe e lëndës narkotike është gjetur brenda rezervarit të karburantit të një anije peshkimi.
Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, kurse rojet bregdetare gjetën kokainën në Ishujt Kanarie, ku ndalën anijen. Sipas të përditshmes El Dia, në operacionin e zbulimit të narkotikëve kanë qenë të përfshirë policia dhe dogana.
Organet kompetente publikuan edhe fotografitë e drogës së sekuestruar. Zëdhënësi i policisë njoftoi se akoma po punohet në përcaktimin e saktë të sasisë të narkotikëve të gjetur.
Të arrestuarit janë katër persona nga Turqia dhe një nga Gjeorgjia, ku që të gjithë janë në paraburgim në Las Palmas.
The Spanish police detained a boat off the Canary Islands, on board of which 2.9 tons of cocaine were found pic.twitter.com/4YsYwCLoui
— The RAGE X (@theragex) April 17, 2022