Të gjithë “sytë” nga Ukraina, Turqia nis ofensivën e re tokësore dhe ajrore në Irakun verior

Një ofensivë e re tokësore dhe ajrore është nisur nga Turqia në Irakun verior.

Ofensiva ka për qëllim goditjen e militantëve kurdë në këto rajone.

Të lidhura

None found

Lajmin e bëri të ditur ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar.

“Avionët dhe artileria turke goditën objektivat që i përkisnin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, përpara se trupat komando — të mbështetura nga helikopterë dhe dronë — të kalonin në rajonin fqinj nga toka ose të transportoheshin me helikopterë”, tha ai në një video të postuar në faqen e internetit të ministrisë.

Akar theksoi se avionët goditën “me sukses” strehimore, bunkerë, shpella, tunele, depo municionesh dhe selitë që i përkisnin PKK-së.

Grupi mban baza në Irakun verior dhe e ka përdorur territorin për sulme ndaj Turqisë.

Turqia ka kryer operacione të shumta ndërkufitare ajrore dhe tokësore kundër PKK-së gjatë dekadave të fundit.

Ofensiva e fundit ishte përqendruar në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan të Irakut verior.

“Operacioni ynë po vazhdon me sukses, siç ishte planifikuar. Objektivat që ishin vendosur për fazën e parë janë arritur”, tha Akar.

Nuk kishte asnjë informacion për numrin e trupave dhe avionëve të përfshirë në inkursionin e fundit.

Sulmet e PKK-së vlerësohen të kenë vrarë dhjetëra mijëra njerëz që kur filluan për herë të parë në 1984.

Në dy vitet e fundit, lufta e Turqisë kundër PKK-së është përqendruar gjithnjë e më shumë në Irakun verior, ku grupi ka bastionin e tij në malet Qandil në kufirin iranian.

PKK-ja ka qenë një ferrë në sytë e Turqisë për dekada.

Grupi, i cili ka rrënjë marksiste-leniniste, u formua në fund të viteve 1970 dhe filloi një luftë të armatosur kundër qeverisë turke në 1984, duke kërkuar një shtet të pavarur Kurd brenda Turqisë.

Luftimet u ndezën përsëri pasi një armëpushim dy-vjeçar që përfundoi në korrik 2015-ës.

PKK-ja është në shënjestër të sigurisë turke, pas përpjekjes për grushti shteti në korrik të 2016-ës kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Lufta e PKK-së është gjithashtu pjesë e trazirave në Irak dhe Siri, ku Turqia po përpiqet të vendosë ndikimin e saj në një fushë beteje me shumë forca rivale.

PPK-ja është shpallur organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet