Kapen 301 milion euro kokainë në Holandë

Doganat holandeze sekuestruan më shumë se 4 ton kokainë në portin e Roterdamit, një nga sasitë më të mëdha të gjetura ndonjëherë, thanë prokurorët.

Sasia e drogës, vlera e shitjes së së cilës u vlerësua në 301 milion euro, u kap e ngarkuar në një kamion me lëndë drusore që vinte nga Polonia.

“Nuk është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë, por është me të vërtetë një nga më të mëdhatë”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit për AFP.

4,022 kilogramë kokainë u konfiskuan dhe u shkatërruan, sqaroi zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp, raporton albeu.com.

Holanda është bërë një nga portat kryesore për drogën, veçanërisht kokainën, në Europë, kryesisht përmes Roterdamit, portit më të madh në Kontinentin e Vjetër.

Një total prej 4,600 kg kokainë u kap në port në 2005 dhe është “kapja më e madhe e regjistruar ndonjëherë” në Roterdam, sipas një zëdhënësi të prokurorisë.

Zyra e Policisë Evropiane , Europol, tha në një raport në fillim të këtij muaji se Belgjika dhe Holanda ishin portat kryesore për kokainën në tregjet evropiane.

Ka një rritje të trafikut të kokainës, veçanërisht nga Kolumbia, me bandat e krimit të organizuar që përdorin portet e Roterdamit, Hamburgut (Gjermani) dhe Antëerpit (Belgjikë) për të blerë drogë dhe për t’i shpërndarë ato kryesisht nga Holanda në pjesën tjetër të Evropës, sipas një raporti të Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Sektorin e Zbatimit të Ligjit./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 09:36