Kandidat për bashkinë e Tiranës? “Zbërthehet” Belind Këlliçi

Deputeti Belind Këlliçi është shprehur se nuk e pretendor Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse flitet se ai është kandidati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme, në studion e Radar Informativ në ABC, deputeti demokrat e mohoi.

“Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet”, tha ai.

Këlliçi ka paralajmëruar gjithashtu për të tjera prova gjatë ditëve në vijim lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, teksa theksoi se SPAK po hesht.

“Në vijim do të njiheni me dokumenta të papublikuara më parë për inceneratorët. SPAK po hesht. Sot nuk kemi asnjë të proceduar për Tiranën që është edhe vjedhja më e madhe”, u shpreh Këlliçi./albeu.com/