Kancelari Scholz sot takim me Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin kosovar, pas takimeve, në orën 16:00.