Kampione e Ballkanit në karate, 11-vjeçarja nga Lushnja me 27 medalje ari

Amanda Dedej nga fshati Dushk i Lushnjës është 11-vjeçarja që merret me karate dhe ka fituar 27 medalje ari.

Të parën e ka marrë në moshën 8-vjeçare, ndërsa së fundmi është shpallur kampione e Ballkanit. Këtë e cilëson si çmimin më të madh që ka fituar deri tani dhe medaljen e mban në qafë.

Ajo tregon se stërvitet 6 orë në ditë. Kjo nuk e pengon që të jetë shumë mirë edhe në mësime. Thotë se mban larg telefonin dhe rrjetet sociale. Ka nisur punën për garën e radhës. 11-vjeçarja tregon edhe synimin që ka.

Trajner i saj është i ati, Lirim Dedej. Ai thotë se Amanda ka një të ardhme brilante.

Vajza 11-vjeçare ka një mesazh për fëmijët. Të njëjtën thirrje bëjnë edhe fëmijë të tjerë të ekipit.

Vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve që merren me karate. Vetëm në Dushk të Lushnjës, ekipi numëron mbi 200 fëmijë të moshës nga 4-14 vjeç që merren me këtë sport.


Shtuar 2.06.2023 12:03