Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i dinë edhe çmimet e produkteve në treg, por po thotë se “nuk dijë për grupin terrorist në veri”.
Vuçiq ditë më parë kishte dalë në një konferencë për media, duke përmendur çmimet e produkteve. Ndërkaq, për grupin që sulmoi Policinë e Kosovës pretendon se nuk ka informacione.
Madje ai në një intervistë për Reuters, ka thënë se “Serbia do të nis një hetim për vrasjen e policit Afrim Bunjaku”.
Në këtë formë, Kamberi ka thënë se është e pamundur që Vuçiq të dijë për çmimet, por jo edhe për planifikimet e terroristëve.
”Është e pamundur që presidenti i Serbisë, i cili di çmimet edhe të produkteve më të thjeshta në treg, të mos e dijë se një grup super i armatosur i terroristëve serbë po planifikonte të sulmonte Kosovën”, ka thënë Kamberi.
It is impossible for the President of Serbia, who knows the prices of even the simplest products in the market, to not know that a super-armed group of Serbian terrorists were planning to attack Kosovo.
— Shaip Kamberi (@shkamberi) September 28, 2023