Një çantë plot me para, vlera totale gati në 50 mijë euro u sekuestrua në pikën doganore të Kakavijës
Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E. K., të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, informoi sot polici.