Kadilli: Nuk parashikoj të ardhme në drejtimin e Bashës

Teksa na ndajnë dhe 13 ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të demokratëve, kandidati Fatbardh Kadilli thotë se nëse PD mbetet në dorën e Bashës do të shkojë gjithmonë e më shumë në rënie.

I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Kadilli shprehet se zgjedhjet janë shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi.

“Nuk parashikoj të ardhme të mirë nëse e mban Basha drejtimin e partisë, madje e shoh në një spirale zbritëse PD. Nuk besoj se me një lider që e ka provuar veten 8 vite rresht dhe nuk arriti fitore, s’besoj të ketë legjitimitet dhe të ngjisë partinë. Ky manifest është shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi”, tha Kadilli.


Shtuar 31.05.2021 21:54