Kadilli: Basha ka humbur, nuk ia ka vjedhur fitoren Rama

Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët që sfidoi kryedemokratin Lulzim Basha në zgjedhjet e 13 qershorit, ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Kadilli tha se është e vërtetë që Rama ka blerë vota, por që sipas tij, me Bashën ne krye të Opozitës, ai do t’i fitonte gjithsesi zgjedhjet.

“Demokratët që votuan Bashën janë përgjegjës për rezultatin që do të vi më pas. Janë dy çështje. Rezultati është një çështje. Basha ka humbur, nuk ja ka vjedhur fitoren Rama. Ka pasur blerje vote. Po, ka pasur. Edi Rama i fiton zgjedhjet edhe pa blerje. Basha ka humbur, Rama ka fituar. Ka blerë vota sa të duash, por ka fituar. Rama ka bërë çdo lloj gjëje për të fituar, por gabimet e Bashës ka qenë më të mëdha, E la territorin bosh. Populli opozitar nuk është për të protestuar për Astirin,”- tha Kadilli.


Shtuar 17.06.2021 22:53