Ju shqetëson zbokthi në flokë? Këto janë metodat natyrale për ta eliminuar

Zbokthi është një dukuri shumë e pakëndshme që prek si femrat dhe meshkujt. Ai shkaktohet nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës.

Ndonjëherë zbokthi mund të shoqërohet edhe me kruajtje ose në rastin më të keq me ekzemë zbokthi. Ju duhet t’i drejtoheni një mjekut dermatolog për një mendim më të specializuar. Por përveç shampos anti-zbokth, ju mund të përgatisni në shtëpi disa receta shumë të thjeshta. Si gjithmonë Living ka zgjidhjen e duhur.

Uthulla e mollës: Pasi t’i keni larë flokët, masazhoni butësisht skalpin me uthull molle dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë veprim 3 herë në javë.
Ju mund të përgatisni po ashtu një përzierje me dy lugë gjelle lëng limoni të freskët me dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë masë në skalp dhe mbajeni në kokë për disa minuta.

Kosi është jo vetëm ushqim i bukurisë së përjetshme, por ndihmon shumë edhe në eliminimin e zbokthit. Përzieni në një enë 200 ml kos me 50 ml lëng limoni dhe masazhoni kokën për 15 minuta. Më pas lani kokën, por pa përdorur shampo.

Ky trajtim jo vetëm që largon zbokthin, por edhe i jep shkëlqim flokut tuaj.
Soda e bukës ka veti të mrekullueshme mbi flokët me zbokth. Krijoni një pastë duke përzier një pastë me 50 gr sodë buke dhe 50 ml ujë të ftohtë . Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për 30 -60 minuta.

Ju mund të krijoni maska kundër zbokthit duke bashkuar disa vajra bimorë me lëng limoni si: vaj ulliri, vaj i arrës së kokosit, vaj lini dhe vaj i pemës së çajit.


Shtuar 18.12.2022 23:30