Joshëse dhe me lëvizje provokuese, Rezarta Shkurta tregon publikisht si e bind Ermal Hoxhën (VIDEO)

Marrëdhënia e Rezrta Shkurtës me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ka shumë kuriozitet nga publiku.

Rezarta publikon herë pas here pamje me Ermalin ku nuk le asnjë rast pa treguar dashurinë për bashkëshortin, shkruan Albeu.com.

Këngëtarja e njohur poston herë pas here foto apo video në “Instastory”, ku ata të dy shfaqen duke kërcyer. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka zbuluar edhe një sekret për vajzat.

“Mirëmëngjesi. Ja si bindet partneri të kërcej edhe kur nuk do”, shkruan Rezarta bashkëngjitur me videon ku bashkëshorti i saj shfaqet i ulur në një karrige, teksa ajo i afrohet duke kërcyer në mënyrë sensuale.

Në videon në fjalë, këngëtarja shfaqet e veshur seksi me një “jumsuite”, ndërsa Ermali me një kostum sportiv.


Shtuar 30.03.2021 12:47