Johnson: Trupat e Putinit janë nën “presion kolosal”

Sulmi i Rusisë në Ukrainën lindore vazhdon, me kosto të lartë për ushtrinë ukrainase, por Boris Johnson thotë se e kupton pse Zelensky po refuzon të bëjë kompromis me Moskën.

Ai thotë se provat tregojnë se trupat ruse janë nën “presion akut”.

“Shpenzimet e ushtrisë ruse për predha dhe armatime të tjera janë kolosale”, thotë ai.

Rusia ka bërë përparim në javët e fundit në rajonin e Luhanskut, por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se “ato ende nuk i kanë arritur objektivat që përcaktuan për javën e parë” të luftës.

Ai shton: “Ne jemi këtu për të nënvizuar se do t’ju japim qëndrueshmërinë strategjike që ju nevojitet dhe do të intensifikojmë sanksionet ndaj regjimit të Putinit”.

Ukraina ka bërë thirrje për më shumë armë me rreze të gjatë për të ndihmuar në luftimin e sulmeve të egra të Rusisë në lindje.


Shtuar 17.06.2022 17:58