“Jo nuk do bësh më pyetje”, Rama i padurushëm në emison, largohet papritur (VIDEO)

Ende pa u mbyllur emisoni Log në Abc News ku ishte i ftuar Edi Rama, Kryemnistri u tregua i paduruar duke e “braktisur” papritur emisionin.

Analistët Eris Cela dhe Shpëtim Nazarko tentuan t’i bënin pyetje por Rama nuk pranoi të qëndronte as një minutë pasi ndihej i lodhur. Ai hoqi dalngadalë mikrofonin dhe u largua , ndërkohë që kishte edhe një pjesë pasi e misioni të mbyllej.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Debati në studio:

Edi Rama: Nuk do të më bëni më asnjë pyetje tani, do të më lini të iki, më shkatërrua….Më jepni të drejtë mua, se ju do të merreni me blloqe publicitare do të më mbani këtu, e di unë sesi funksionon, jam produkti juaj më i rëndësishëm publicitar kështu që jeni ata që jeni më të interesuar që në 25 prill të votoni për interesin tuaj të më keni mua prapë.

Endri Xhafo: Nazarko do ju pyeste për politikën e jashtme…

Edi Rama: Greqia dhe Turqia nesër janë te kulla dhe do të na ndihmojnë.

Mentor Nazarko: Ja arritët qëllimit të pajtonit grekët dhe turqit te kulla e kontrollit shqiptar

Edi Rama: Nuk ka rëndësi, do të jenë bashkë aty, do të bashkëpunojnë për të garantuar që ne ta kalojmë këtë situatë duke ripërtërirë edhe trupën atje.

Endri Xhafo: Ta bëj unë mbylljen përpara se të hiqni mikrofonin. Mirë ju vazhdoni, ne bëjmë mbylljen…

Edi Rama: Do merreni me blloqe publicitare do të më mbani këtu, e di unë si funksionon, jam produkti juaj më i rëndësishëm publicitar….

Endri Xhafo: Pa ne ndoshta nuk do të kishit ekzistuar politikisht. Do të kishit ekzistuar politikisht pa mediat?

Edi Rama: Jeni ata më të interesuarit që në 25 prill të votoni për interesin tuaj pasi, që të më keni mua prapë, pasi pa mua audiencat tuaja bien.

Endri Xhafo: Ju faleminderit, gjithë të mirat, respekte

Edi Rama: Mirupafshim

Endri Xhafo: E mbyllim në mënyrë pak të pazakontë këtu Log. Kemi qenë për 2 orë e 30 minuta nga Saranda. Ka shumë cështje që mbeten, por një intervistë nuk mund të jetë totalisht shteruese, është e tepërt të kesh ambicien për të pasur një intervistë shteruese, që ti thotë të gjitha.

 

 


Shtuar 9.04.2021 12:04

Tags: ,