Jill Biden dhe Kate Middleton, dy zonja në rozë

Dukesha e Kembrixhit u bashkua me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara për të vizituar një shkollë në Hayle, Cornëall të premten.

Takimi i tyre zyrtar erdhi përpara pritjes së udhëheqësve të G7, të cilin Kate dhe burri i saj, Princi Ëilliam, do të marrin pjesë me Mbretëreshën, Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Cornëall.

Gjatë takimit të dy zonjave të rëndësishme u vu re se ishin zgjedhur të njëjtën ngjyrë veshjeje, por me nuance të ndryshme.

Kate kishte zgjedhur një rozë më të mbyllur, ndërsa Jill Biden një rozë të hapur. Gjithsesi, ajo që mund të themi është se të dyja dukeshin shumë bukur me ngjyrën e ëmbël që duket se është trend i kësaj vere./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 17:51