Bullgaria ende nuk ka marrë një vendim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, që do t’i hapte rrugën për anëtarësimin në BE rrjedhimisht edhe Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bruksel ka folur për mediat, ku nuk ka lënë pa kritikuar vendet e Bashkimit Europian, për mënyrën sesi po sillen ndaj Bullgarisë.
Rama e ka cilësuar si turp këtë sjellje, ndërsa teksa u pyet nëse ka frikë se Shqipëria do të jetë një viktimë, ai u përgjigj: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullgari atje, por ne nuk ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Europën në vendin tonë”.
Në momentin që u pyet një mediat bullgare, Rama u tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.
“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai./albeu.com