Pas sulmit ndaj një anijeje me flamur qipriot në Ngushticën e Hormuzit, reagoi Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit të Iranit dhe njëherazi negociatori kryesor i vendit, i cili deklaroi se “epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar”.
Në një postim të bërë publik të dielën në mëngjes, Ghalibaf përcolli një mesazh të ashpër për Shtetet e Bashkuara, duke nënvizuar se, sipas tij, Irani nuk do të pranojë më marrëveshje që pala tjetër nuk i zbaton.
Të lidhura
None found
“Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket në derë”, shkroi ai.
Së bashku me këtë postim, Ghalibaf ndau edhe një paragraf nga memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, ku thuhet se “me nënshkrimin e memorandumit, Republika Islamike e Iranit do të bëjë rregullimet e nevojshme për kalimin e sigurt të anijeve tregtare pa pagesë për 60 ditë”.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur ndjeshëm, pas sulmit ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të SHBA-së ndaj objektivave iraniane, çka ka shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.
