Gjendje alarmi në Gjirin Persik, Irani godet me raketa dhe dronë drejt Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit

Në orët e para të mëngjesit, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini u vunë në alarm pasi Irani ndërmori sulme me raketa dhe dronë, duke shtuar ndjeshëm tensionin në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore hynë në funksion për të neutralizuar raketat dhe dronët e nisur nga Irani.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Katarit u dëgjuan shpërthime, ndërsa një gazetar i AFP raportoi se në qiell shiheshin raketat që po ndaloheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

https://x.com/MrImranPk/status/2076115715531125100

Autoritetet e Katarit u dërguan mesazhe urgjente në telefonat celularë të qytetarëve, duke u kërkuar atyre të qëndronin brenda banesave deri në një njoftim të ri.

Edhe në Bahrein u vunë në punë sirenat e alarmit, ndërsa Ministria e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të ruanin qetësinë dhe të strehoheshin në zona të sigurta.

Këto sulme po ndodhin në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, teksa autoritetet e vendeve të Gjirit vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të marrin masa për mbrojtjen e popullsisë.


Shtuar 12.07.2026 09:01

matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş