Samiti i BE-së/ Rama publikon foto me homologun maqedonas nga Brukseli: Tani jemi mësuar me këtë farsë

Kryeministri i Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Bruksel, aty ku do të mbahet Samiti I BE, që duket se edhe këtë herë nuk do të sjellë zhvillime pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Pasi foli për mediat e huaja, ku kritikojë BE në lidhje me sjelljen që po tregon me Bullgarinë, Rama ka pastuar një foto në me kryeministrin e Maqedonisë Dimitër Kovacevski.

Rama me ironi shkruan se tani ata janë mësuar me këtë situatë dhe janë akoma më të përkushtuar për të shtyrë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit.

Postimi i Ramës:

Ende po prisni Godot? Jo, ne jemi mësuar me këtë farsë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane🇦🇱🤝🇲🇰. /albeu.com