Japonia “digjet” nga vapa, përjeton valën më të nxehtë që nga viti 1875

Japonia po përjeton ditë të nxehta, duke përjetuar valën më të nxehtë që nga viti 1875, duke bërë termometrin të shënojë 41 gradë. Nxehtësia e madhe ka tërhequr paralajmërime zyrtare për një mungesë të mundshme të energjisë dhe ka çuar në thirrje për njerëzit që të kursejnë energjinë sa të kenë mundësi.

Por qeveria ende po i këshillon njerëzit që të përdorin kondicionerin për të shmangur goditjen e nxehtësisë pasi rastet e shtrimit në spital rriten me të nxehtin.

Zyrtarët e motit paralajmërojnë se vapa do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./albeu.com


Shtuar 29.06.2022 16:26