Ja pse nuk duhet të blini mollët që shkëlqejnë

Mollët që shkëlqejnë  duken perfekte dhe na tërheqin të gjithëve që t’i blejmë, por në të vërtetë mollët që shkëlqejnë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale.

Madje, ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.

Prodhuesit përdorin një lloj sprajt që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen. Madje sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollëve përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe makinave.

Në vitin 2012, Europa e ka ndaluar përdorimin e kimikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencia për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese.


Shtuar 21.10.2022 21:18