Ja mesatarja e stomatologëve të ardhshëm, si rënditen universitetet!

5500 maturantë kanë aplikuar për raundin e dytë të regjistrimeve në universitete, i cili ka filluar me 22 shtator dhe zgjat deri në 1 tetor. Më pas në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Mjekësia e përgjithshme është dega më e kërkuar, e ndjekur nga stomatologjia, mami, fizioterapia deri te ndihmës stomatologu. Këto programe ndiqen nga shkencat inxhinierike, teknologjia e informacionit, si dhe degët që lidhen me ndërtimin, si inxhinieria e ndërtimit dhe arkitektura.

Ndërkohë, në fazën e parë, maturantët kane shpreh më pak interes për programet e mësuesisë, shkencat e natyrës, matematikës, fizikës dhe filozofi-sociologjia që nuk kishte asnjë të regjistruar.

Por cili është niveli i studentëve që kanë zgjedhur degë strategjikisht të rëndësishme?!

Sipas portalit U-Albania, nga regjistrimet e deritanishme në degën e Stomatologjisë, duket se studentët me mesatare të lartë janë përqëndruar në dy universitete, Universitetin e Mjekësisë (mesatarja 9.57) dhe në Universitetin Western Balkans me mesatare të përgjithshme 9.06, ndërsa në universitetet tjera, mesatarja e e përgjithshme varion nga 6.64 në Kolegjni Universitar Reald dhe më i larti 7.27 në Universitetin Aldent.

Mesataret e përgjithshme të studentëve të stomatologjisë të regjistruar këtë vit sipas universiteteve:

1. Universiteti i Mjekësisë – 9.57
2. Universiteti Western Balkans – 9.06
3. Universiteti Aldent – 7.27
4. Universiteti Barleti – 7.14
5. Universiteti Luarasi 7.1
6. Albanian University – 7.04
7. Kolegji Universitar Reald – 6.64


Shtuar 25.09.2023 11:58