Ja dedikoi këngën “Tradhtare” ish-bashkëshortes së tij? Flet për herë të parë S4MM (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për Prive, së fundmi S4MM foli për herë të parë për ndarjen nga bashkëshortja e tij Filiz Ismajli.

Reperi nga Tetova e pranoi ndarjen dhe na tregoi edhe arsyet pse ajo erdhi. Më tutje ai pohon se akoma mban kontakte me bashkëshorten e tij dhe se nuk janë ndarë ligjërisht.

Ajo që bëri më së shumti buje në kohën kur u raportuan lajmet e ndarjes, ishte kur ai publikoi këngën “Tradhtare”. Shumë aluduan se i dedikohej bashkëshortes dhe sa ka pasur tradhti në çift.

Por S4MM, e sqaron edhe  këtë thashethem që ka muaj që qarkullon në rrjete sociale.

Shtuar 12.04.2021 22:31