Rama e quan “lodër”, Veliaj vlerëson Bashën publikisht

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, në cilësinë edhe të drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, i ftuar në “Real Story”, foli mbi fushatën elektorale.

Ai tha se përgjithësisht kjo fushatë është e qetë, duke i dhënë këtu meritë edhe liderit opozitar, Lulzim Basha, që sipas tij, largoi nga fushata ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Është një nga fushatat më të qeta, ka nga ata parti, që e bëjnë fushatën si ’96-ën, por është okay. Unë gjykoj që detyra e qeverisë është të këshillojë, po kaq, mendoj që është përshkruar nga një nivel toleranca, e do të hyjë po vazhdoi kështu në histori si një nga fushatat më të qeta.

I jap kredite edhe liderit të PD, largimi i Sali Berishës nga fushata e ka qetësuar, dhuna që kemi parë në qytet.

Luli s’e ka larguar Saliun për fushatën, por edhe nuk i konvergon politikisht. Kush thotë që Luli është i zoti vetes dhe po ecën vetë, e ka gabim, ai është aty. Helmi i përditshëm të paktën është vetëm virtualisht”, u shpreh Veliaj.

 

 


Shtuar 12.04.2021 22:42