Iu nënshtrua operacionit në gju për heqjen e dhjamit, humb jetën 29-vjeçarja

Influencerja braziliane, Luana Andrade ka ndërruar jetë tragjikisht pas nëj operacioni për heqjen e dhjamit nga gjuri i saj.

29-vjeçarja kishte shkuar në spitalin São Luiz në São Paulo të hënën për t’iu nënshtruar një operacioni liposuksioni në gjurin e saj.

Operacioni u krye nga një kirurg dhe anesteziolog privat.

View this post on Instagram

A post shared by Luana Andrade (@luandradel)

Andrade pati probleme me frymëmarrjen dhe pësoi arrest kardiak dy orë pas operacionit, sipas deklaratës së spitalit.

Kirurgët e ndërprenë papritmas procedurën dhe i bënë analizat pacientes të cilat treguan se ajo kishte pësuar një mpiksje gjaku.më pas ajo u dërgua në  ICU, por vdiq pak kohë më vonë. Shkaku zyrtar i vdekjes së Andrades është emboli pulmonare, një bllokim i papritur i një arterie.

Partneri i saj ka prekur me fjalët në rrjetet sociale.

João Hadad shkroi në Instagram: “Një pjesë e imja humbi. Me hidhërim të madh dhe shumë dhimbje në zemër i them lamtumirë Luanës sime, princeshës sime, bukuroshes… Kam kaluar dy vjet pranë teje dhe nuk kam fjalë të shpreh sa i lumtur isha… Ndërtuam një histori të bukur dhe i jetuam intensivisht ëndrrat tona.  Do të jesh gjithmonë një shok jete dashuria ime.”


Shtuar 10.11.2023 09:07