Iu godit makina qëllimisht gjatë një proteste, humb jetën nëna e dy fëmijëve

Një grua ka humbur jetën pasi makina e saj u godit nga një automjet tjetër gjatë një proteste në Minneapolis. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve.

Deona Knajdek, 31-vjeç, thuhet se po përdorte makinën e saj për të bllokuar një rrugë për demonstruesit kur automjeti tjetër përplasi të sajën.

I dyshuari u ndalua në vendin e ngjarjes nga protestuesit dhe u arrestua nga policia. Motivi i tij ishte i paqartë.

Protestat po zhvilloheshin pasi aktivistët po kërkonin më shumë prova zyrtare në vrasjen e një njeriu me ngjyrë.

Tashmë ka nisur një hetim, ndërsa paraprakisht thuhet se shoferi që e goditi ishte nën efektin e drogës ose alkoolit./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 15:05