Një numër i lartë shqiptarësh nga diaspora i janë bashkuar ditën e sotme protestës që kundërshton investimin në Zvërnec të Vlorës.
E këta emigrantë që i janë bashkuar protestës, kanë shpalosur një banderolë përpara godinës së kryeministrisë, në të cilën kishin parashtruar 6 kërkesa. Përfshirë këtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe formimin e një qeverie teknike.
Të lidhura
None found
6 kërkesat e parashtruara nga përfaqësues të diasporës:
Dorëheqje imediate
Burg dhe konfiskim
Qeveri teknike
Ndryshim të Kodit Zgjedhor
Fillim të demokracisë së vërtetë
Monitorim dhe audit ndërkombëtar
