“It’s Coming Home” Rita Ora pozon zhveshur dhe i uron fitoren Anglisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora në finalen e “Euro 2020” mbështet Anglinë dhe këtë e ka treguar përmes postimeve në rrjete sociale.

Ylli i popit, pak orë para finales mes Anglisë dhe Italisë, ka postuar dy foto në Instagram ku shfaqet nudo me vetëm një fanellë të skuadrës së Anglisë sipër trupin, dhe shkruan “Po vjen në shtëpi, P.s gjeta një buqetë me lule dhe e vendosa për foton e dytë. Shumë fat”.

Finalja mes Anglisë dhe Italisë luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin Wembley. Pritet një ndeshje e fortë pasi të dyja skuadrat pretendojnë për titullin kampion të Europës./albeu.com


Shtuar 11.07.2021 16:47