Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar dje për ngritjen e aktakuzës kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021. Krivaqa po akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “dhunimi”, ndërsa Sejdiu për bashkëkryerje të veprës penale “vrasje e rëndë” dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit. Gazeta Express në vazhdimësi ka raportuar për vrasjen e 18-vjeçares, ndërsa sot sjell deklaratën e plotë të Arbër Sejdiut, ku bazuar në atë se çka ka thënë ai, Krivaqa pasi e kishte mbytur Marigonën kishte deklaruar se do ta mbyste edhe djalin e dajës së tij.
Mbi trupin e së resë nga Ferizaj, Marigona Osmani, dyshohet se ishte ushtruar dhunë e vazhdueshme nga ish-bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa. Britmat e saj i kishte dëgjuar Arbër Sejdiu, pasi ai qëndronte në sallonin e banesës së Krivaqes, por i pyetur se përse se kishte raportuar rastin në polici, ai ishte shprehur: “Nuk e kam ditur që ka qenë gjendja aq e rëndë, mirëpo kur e kam parë të nesërmen se çka i kishte bërë atëherë unë jam tronditur dhe nuk doja të hyja mes burrit dhe gruas”.
Ishte në banesë kur Dardan Krivaqa e torturoi deri në vdekje Marigonën, çfarë i tha i dyshuari Arbër Sejdiu prokurorisë?
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar dje për ngritjen e aktakuzës kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021. Krivaqa po akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “dhunimi”, ndërsa Sejdiu për bashkëkryerje të veprës penale “vrasje e rëndë” dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit. Gazeta Express në vazhdimësi ka raportuar për vrasjen e 18-vjeçares, ndërsa sot sjell deklaratën e plotë të Arbër Sejdiut, ku bazuar në atë se çka ka thënë ai, Krivaqa pasi e kishte mbytur Marigonën kishte deklaruar se do ta mbyste edhe djalin e dajës së tij.
Mbi trupin e së resë nga Ferizaj, Marigona Osmani, dyshohet se ishte ushtruar dhunë e vazhdueshme nga ish-bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa. Britmat e saj i kishte dëgjuar Arbër Sejdiu, pasi ai qëndronte në sallonin e banesës së Krivaqes, por i pyetur se përse se kishte raportuar rastin në polici, ai ishte shprehur: “Nuk e kam ditur që ka qenë gjendja aq e rëndë, mirëpo kur e kam parë të nesërmen se çka i kishte bërë atëherë unë jam tronditur dhe nuk doja të hyja mes burrit dhe gruas”.
Pas shumë orëve dhunë psikike e fizike që kishte përjetuar 18-vjeçarja Marigona Osmani, Arbër Sejdiu deklaron se e ka parë viktimën lakuriq të shtrirë në krevat dhe të mavijosur, “duke i dalë diçka zi nga goja”. Në ato momente Sejdiu ka deklaruar se i ka kërkuar Krivaqes që ta dërgonin në spital.
Sipas Arbër Sejdiut, dhuna ndaj Marigonës që përfundoi me vdekje, kishte nisur pas dyshimeve që Dardan Krivaqa kishte shfaqur se ish-bashkëshortja e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e dajës së tij.
“Më 21 gusht të vitit 2021 rreth orës 20:00 jam takuar me Dardanin në qytet në Ferizaj. Aty gjatë bisedës me Dardanin më tregoi problemin e tij që kishte me bashkëshorten e tij Marigonën që dyshonte se djali i dajës së tij kishte pasur marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij. Më pas së bashku me Dardan Krivaqen kemi shkuar në banesën e tij në katin e pestë në Ferizaj. Atë natë kam qëndruar në sallon, ndërsa bashkëshortja e Dardanit ishte në një dhomë tjetër, i cili herë pas herë shkonte e merrte në pyetje bashkëshorten e tij dhe kishte britma të kohëpaskohëshme të bashkëshortes së tij. Më duhet të ceku se gjatë bisedës me Dardanin unë e pyeta se si ishte i sigurtë se e kishte tradhtuar bashkëshortja e tij…”, ka deklaruar Sejdiu.
Më pas, ai përmend se Krivaqa po e monitoronte banesën e tij edhe me kamera.
“Të nesërmen ka ardhë punëtori i sigurimit të kamerave i cili i ka lëshuar incizimet e kamerave dhe pas një ore e ka mësuar Dardanin se si ti kontrollojë incizimet dhe ai ka shkuar në punën e tij. Ndërsa unë kam blerë hamburger për vete dhe Dardanin dhe jam shtrirë në kauq ku më kishte zënë gjumi dhe Dardani më zgjoi dhe më tha se e kishte gjetur personin (djalin e dajës së tij), që kishte hyrë në banesën e tij kur ishte fruar tek kamera e cila ishte e vendosur brenda në banëse brenda në korridor dhe sipas tij e kishte identifikuar personin thoshte se ishte djali i dajës së tij që dyshonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij. Unë i thash mos u ngut se nuk po i shihet fytyra, pasi ai e mbulonte kokën me dorë kur dilte në korridor dhe banjo. Dardani ka hyrë në dhomën ku ishte bashkëshortja e tij e merrte në pyetje dhe dëgjoja britma të Dardanit duke e pyetur lidhur me djalin e dajës së tij dhe herë pas herë e dëgjoja zërin e bashkëshortes së tij duke gjëmuar dhe prap Dardani ka dalë për t’i shikuar kamerat”, është shprehur ai.
Tutje, ai deklaron se Krivaqa kishte deklaruar se do ta mbyste djalin e dajës së tij dhe më pas edhe veten.
“Ndërkohë mu më ka zënë gjumi dhe kam dëgjuar zërin e Dardanit duke më thirrë me zë të lartë Arbër, Arbër, dhe unë jam zgjuar jam futur në dhomë ku ishte Dardani me bashkëshorten e tij. Me të hyrë e kam parë bashkëshorten e tij e cila ishte e shtrirë në krevat lakuriq e cila gjithë trupin e kishte të mavijosur, ndërsa Dardani u mundonte ti jepte ndihmën e parë. Dhe aty Dardani më tha se më duket tha e mbyta dhe aty duket se viktima e këtij rasti ka vjellur diçka zi nga goja. Në ato momente unë kam qenë i tronditur se çka kam parë ku i kam kërkuar Dardanit që ta dërgonim për ndihmë mjekësore në spital aty përballë banesës sepse më dukej që ende kishte shenja jete. Dardani e ka kapur para duarsh i vetëm viktimën të cilën së bashku e kemi dërguar deri në emergjencë ku e pash një motër medicionale dhe i thash se e kemi një vajzë është duke vdekur eja na ndihmoni. Unë së bashku me Dardanin pasi e kemi dorëzuar viktimën në spital, unë kam shkuar në banesën e Dardanit i kam marrë disa rroba të miat dhe kam dalë nga banesa dhe jam kthyer përsëri në spital, pash që kishte policë dhe nga frika kam shkuar në banesën time….E kam thirrë në telefon Dardanin dhe jemi takuar dhe jam takuar me të dhe tha pasi ka vdekur bashkëshortja ime kam me mbytë edhe djalin e dajës dhe më pas edhe vetën…”, ka deklaruar Arbër Sejdiu.
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares Gazeta Express do të sjellë gjatë ditës. /Gazeta Express/