“Ishte martesë pa dashuri”, Bill Gates zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga bashkëshortja (FOTO LAJM)

Divorci i njeriut të dytë më të pasur në botë Bill Gates dhe Melinda Gates po bën bujë në mbarë botën.

Çifti deklaroi papritur se i dha fund martesës së tyre, pas 27 vitesh së bashku, duke mos dhënë asnjë sqarim se përse morën këtë vendim.

Por raportohet se kjo martesë ishte pa dashuri, ndaj çifti miliarderëve shkuan drejt ndarjes.

Sipas New York Post, pioneri i teknologjisë foli hapur me një grup miqsh të tij të golfit për grindjet me Melinda Gates dhe deklaroi se ishte një “martesë pa dashuri”.

“Bill ka folur me miqtë e tij të ngushtë në klubin e golfit dhe u tha se dashuria mes tyre kishte mbaruar”- tha një burim për New York Post.

Sporti i golfit ka qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e jetës së Gates.

Në fakt, ai dhe Melinda Gates u martuan në klubin e golfit Manele Bay Hotel në Hawaii në vitin 1994.

Shtuar 13.05.2021 03:05