“Isha shumë i uritur”, klienti vjedh briosh nga lokali! Ajo që bën të nesërmen i lë të gjithë “pa fjalë”

Një person në itali shkoi në një kafene dhe vodhi disa briosh, e iku pa rënë në sy.

Por ai u rikthye sërish të nesërmen në “skenën e krimit” dhe la aty një letër dhe 10 euro të brioshëve të vjedhur.

“Përshëndetje, më falni. Mëngjesin e kaluar isha shumë i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”, ishte teksti i shënimit që pronari i kafenesë, Maruizio Milani gjeti në pragun e derës.

Pasi i bëri virale fotografitë, pronari ka vendosur ta punësojë personin në flalë në kafenenë e tij, pas gjestit të tij të pëlqyer./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 17:25