Ish- sekretari amerikan i shtetit, viziton Tiranën

Të hënën pritet vizta e ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo në Tiranë.

Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Pritet që Pompeo do të mbajë një fjalim në kryesinë e Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ish sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.